Flick: Është shumë bukur të jesh trajner i Barcelonës

Futboll

Flick: Është shumë bukur të jesh trajner i Barcelonës

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:41
Hansi Flick

Hansi Flick foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Osasuna. Barça është në kërkim të suksesit të saj të tetë radhazi në kampionat: “Fitorja është gjithmonë e bukur. Ne nuk fokusohemi nëse është një rekord. Jemi përgatitur për të fituar, por e di që do të jetë e vështirë”.

“Osasuna është shumë e fortë në shtëpi, ata kanë fituar 10 pikë.

Atmosfera është e çmendur dhe fansat i mbështesin shumë, më pëlqen”.

Përshtatja e skuadrës: "Është çështje cilësie, e them shpesh.

Lojtarët janë shumë mirë të përgatitur për të luajtur. Ata punojnë me pasion dhe shumë mentalitet, ndjekin udhëzimet tona. Është shumë bukur të jesh trajner të Barcelonës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat