Trajneri i Interit: Zhgënjim që nuk shënuam tjetër gol

Futboll

Trajneri i Interit: Zhgënjim që nuk shënuam tjetër gol

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:43
Simone Inzagi

Interi u rikthye te fitorja në Seria A, pasi mposhti me rezultatin 2-3 skuadrën e Udinezes. 3 pikë që vlejnë për moralin e zikaltërve, të cilët kishin humbur derbin e Milanos.

Në përfundim të takimit Simone Inzagi u shpreh ndër të tjera:

“E dinim se Udineze nuk është kundërshtar i lehtë.

Kishim pjesë të parë të mrekullueshme dhe zhgënjimi i vetëm ishte se nuk shënuam dhe 1 gol tjetër. Pësuam gol, kur duhet ta largonim topin nga zona dhe dimë këtë. Gjithsesi bëmë mirë dhe nuk e humbëm përqëndrimin. Në të dytën filluam mirë, si në të parën.

Mund të shënonim më shumë me rastet që krijuam. Somer nuk pati nevojë të presë asgjë. Dy herë Udineze u fut në zonë dhe shënoi gol. Erdhëm nga javë delikate dhe tifozët na mbështetën nga fillimi në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat