Ish - sulmuesi i Dinamos e bën “sefte”

Futboll

Ish - sulmuesi i Dinamos e bën “sefte”

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:44
Luis Kaçorri

Luis Kaçorri ka gjetur golin e parë me Bunjodkor në Uzbekistan kundër kryesuesve të Nasaf Qarshi. Ish-sulmuesi i Dinamos u aktivizua në minutën e 63-të, teksa dy minuta më vonë tundi rrjetën.

Skuadra e tij mori zemër, për të shënuar dhe një herë më pas duke barazuar sfidën në 2 me 2.

Kaçorri nuk preferohet aktualisht titullar. Goli i shënuar megjithatë mund të ndryshojë diçka, për më shumë minuta në vazhdim.

Skuadra e tij nuk po kalon një periudhë të mirë. Aktualisht mbajnë vendin e 12-të, që të dërgon në “play-out”. Në 20 ndeshje kanë 19 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat