Erzeni – Kastrioti premton spektakël

Futboll

Erzeni – Kastrioti premton spektakël

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:50
Kategoria e Pare

Ditën e sotme do të luhet sfida e fundit në Kategorinë e Parë, e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.

Një duel shumë i luftuar do të jetë mes Erzenit dhe Kastriotit.

Takim ky që do të startojë në orën 16:00. Shijakasit janë skuadra e vetme në Kategorinë e Parë që deri më tani nuk ia kanë dalë të shënojnë asnjë gol. Por jo vetëm kaq, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë pikë.

Ndërkohë nga krahu tjetër krutanët do të synojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

Në këtë mënyrë do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat