Vëmendja në “Air Albania”

Futboll

Vëmendja në “Air Albania”

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:51
Kategoria Superiore

Superiorja do të luajë ditën e sotme dy takime mjaft të rëndësishme. Do të luhet në aksin Tiranë – Ballsh në dy orare të ndryshme.

Kështu gjithçka nis me duelin mes Bylisit dhe Elbasanit në “Adush Muça”. Do të përballen për herë të parë këtë sezon dy ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë. Si ballshiotët ashtu edhe elbasanasit do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët për t’u ngjitur në klasifikim.

Ndërkohë në orën 19:00 do të luhet një tjetër përballje e rëndësishme. E gjithë vëmendja do të jetë në “Air Albania”, ku Tirana do të sfidohen me Skënderbeun. Një sfidë mjaft e luftuar mes dy ekipeve që kanë mjaft rivalitet në futbollin shqiptarë.

Bardheblutë prej 6 javës kanë barazime dhe ndaj korçarëve do të tentojnë fitoren e parë sezonale, ndërsa “Ujqërit e Dëborës” synojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat