Xhemaili, flet para derbit me Vëllazërimin

Futboll

Xhemaili, flet para derbit me Vëllazërimin

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:53
Pamje nga një ndeshje

Ditën e sotme, Drita e Bogovinës, do të luajë sfidën e radhës përballë Vëllazërimit në një derbi nga i cili pritet shumë.

Në një prononcim për “Open-TV”, sulmuesi i Dritës, Huzri Xhemaili, tha se në Kërçovë shkojnë për rezultat pozitiv.

“Atmosfera është tepër pozitive, vijmë pas dy rezultateve të mira dhe lojës së mirë që kemi bërë. Është një ndeshje derbi, ku të gjithë lojtarët janë të motivuar, jemi stërvitur fortë dhe shkojmë për rezultat pozitiv. Me gjithë respektin për kundërshtarin por në derbi futesh gjithmonë për ta fituar”, deklaron Xhemaili për të shtuar:

“Situata në skuadër është shumë e mirë. Në derbin hyjmë për të fituar dhe nuk ka vend për dicka tjetër.

Çdo lojtar që do të luaj në fushë do të japë maksimumin për të marrë fitoren e radhës dhe të vijomë me serinë e fitoreve.

Në dy ndeshjet e para kam shënuar, shpresoj edhe nesër të vazhdojë me gola”, theksoi ai.

Në tabelën e klasifikimit, pa dy ndeshjeve të luajtura, Drita ka 6 pikë, kurse Vëllazërimi 4 pikë.

Derbi i javës së tretë në Ligën e Tretë-Perëndim mes Vëllazërimit dhe Dritës do të luhet në qendrën sportive të Vëllazërimit me fillim prej orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat