Arne Slot: Është herët të flasim për titull, kemi shumë punë për të bërë

Futboll

Arne Slot: Është herët të flasim për titull, kemi shumë punë për të bërë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:12
Arne Slot

Liverpuli të shtunën shënoi fitore 1-2 si mysafire e Wolwesit, duke marr përkohësisht edhe kreun e tabelës.

Por kjo e mban me “këmbë në tokë” trajnerin e “Redsave”, Arne Slot, i cili pas ndeshjes tha se është ende herët të flitet për vendin e parë.

“Ne të gjithë i shikojmë gjërat realisht dhe e dimë që pas 6 ndeshjeve është shumë herët për të parë renditjen. Le të kemi të paktën 19 ndeshje para se të pyesim veten se ku jemi. Por gjithsesi është mirë për ne që kemi regjistruar seri të mira.

Të gjithë e dimë se nëse do të kishim humbur katër ose pesë nga ato ndeshje, jeta jonë do të kishte qenë shumë më e vështirë.

Lërini të kalojnë ndeshjet me Arsenalin, Newcastle, Chelsea dhe Aston Villa dhe do të shohim nëse do të jemi akoma në krye.

Përveç kësaj, ndërkohë kemi edhe ndeshje në Champions League. Nuk mendoj se duhet të bindim lojtarët se çfarë vështirësish na presin.

Ne po luajmë në Ligën e Kampionëve, pastaj përballemi me Arsenalin dhe Aston Villan dhe të gjitha skuadrat e forta me të cilat do të përballemi pas pushimit ndërkombëtar, nuk do të jetë e lehtë. Kemi ende shumë për të provuar, veçanërisht nëse kthehemi prapa dy vite më parë kur skuadra ishte pothuajse e njëjtë.”, deklaroi Arne Slot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat