Feronikeli në kërkim të pikëve të para

Futboll

Feronikeli në kërkim të pikëve të para

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:15
Pamje e stadiumit

Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës, Feronikeli ‘74 do të presë Malishevën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Vendasit ndodhen në një krizë të thellë rezultatesh, pa asnjë pikë të grumbulluar deri më tani këtë sezon, çka e bën këtë sfidë shumë të rëndësishme për ta.

Në anën tjetër, Malisheva, që ka qenë në formë të mirë, do të synojë fitoren për të vazhduar ngjitjen drejt kreut të tabelës dhe për të rrëmbyer pozicionin e liderit të Superligës.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, me Malishevën që vjen si favorite përballë një Feronikeli që po kërkon fitoren e parë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat