Struga Trim Lum ndeshet me liderin

Futboll

Struga Trim Lum ndeshet me liderin

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:18
Pamje nga një ndeshje

Struga Trim Lum sot (14.00) ndeshet me liderin aktual, KF Gostivarin. 

“Do të jetë një test i mirë ky për skuadrën tonë për të dëshmuar epitetin e kampionit dhe se vërtetë skuadra posedon cilësi dhe forcë për tu rikthyer në rrugën e duhur…

Gostivari është kundërshtari ynë i radhës në kampionat. Ata në Strugë udhëtojnë pas një serie prej 7 ndeshjeve pa humbje, që i sheh ato si lider. 

Është ky një paralajmërim për skuadrën tonë, që duhet të ketë një qasje shumë më serioze dhe se pikërisht ndaj një kundërshtari të tillë, do të tregojmë fytyrën e vërtetë, fytyrën e kampionit.

Deri më tani në 7 ndeshjet e zhvilluara kemi grumbulluar 11 pikë, duke u renditur në pozitën e 5-të.

3 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata, është epilogu i takimeve të kaluara, ku në ndeshjet si vendas kemi regjistruar 3 fitore dhe 1 disfatë.

Gostivari në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni ka regjistruar 4 fitore dhe 3 barazime dhe aktualisht me 15 pikë mban pozitën e parë në renditje. Ata në Strugë udhëtojnë pas një fitore të madhe ndaj Shkëndijës së Tetovës (3:1), derisa paraprakisht kishin mundur edhe Sileksin në Kratovë.
Kur jemi tek ndeshjet në transfertë të kësaj skuadre, ata përveç Sileksit kishin mundur edhe Voska Sport, ndërsa në dy ndeshjet tjera kishin barazuar ndaj Tikveshit, gjegjësisht Pelisterit.

Alper Potuk është lideri i tyre, kur janë në pyetje golat, ndërsa në këtë drejtim së fundmi në pah kanë dalë edhe Ajdogan dhe Aldair, dy nga golashënuesit në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës.

Në ndeshjen e nesërme Gostivari do të duhet të luaj pa shërbimet e sulmuesit Elvis Mashike, teksa vendin e tij me shumë gjasa do ta zë Marko Simonovski.

Struga Trim Lum dhe Gostivari do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të 10-të zyrtare dhe vetëm të katërtën në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Parë. Kur janë në pyetje ndeshjet e elitës, neve qëndrojmë më mirë, pasi numërojmë dy fitore dhe një disfatë në ndeshjet e deritanishme, ndërkohë kur së bashku garonim në Ligën e Dytë, ishte Gostivari skuadra që shënonte rezultate më të mira.

Nga 6 ndeshje të zhvilluara, Struga Trim Lum numëron 1 fitore, 2 barazime dhe 3 disfata.

Ndeshja e fundit kundër Gostivarit ishte ajo e datës 4 maj, kur Struga Trim Lum falë golit të shënuar nga Marjan Radeski, shënoi fitore minimale 1:0. Në atë ndeshje mesfushori ynë Hogan Ukpa ishte ndëshkuar me kartonë të kuq që në pjesën e parë, mirëpo pavarësisht disavantazhit numerik në fushë, neve dolëm fitues në atë ndeshje.

Ndryshe fitorja e parë ndaj Gostivarit në ndeshjet e ligës së parë, daton nga gushti i vitit të kaluar, kur në kuadër të xhiros së parë të sezonit 2023/24, kishim shënuar fitore 2:0, falë golave të shënuar nga Marjan Radeski dhe Senad Jaroviç”, ka njoftuar FC Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat