Struga Trim Lum me mungesa ndaj Gostivarit

Futboll

Struga Trim Lum me mungesa ndaj Gostivarit

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:21
Pamje nga një ndeshje

Gostivari, lider i Kampionatit të Maqedonisë së Verisë, sot (14.00) kërkon pikë ndaj kampionit në fuqi, Struga Trim Lum.

“Në tre ndeshjet e fundit kundër Gostivarit, Marjan Radeski ka shënuar dy gola nga gjithsej 4 që kemi shënuar ndaj tyre.

Interesant është fakti se golashënuesi ynë më i mirë i sezonit të kaluar, që të dy golat ndaj Gostivarit i ka shënuar në ndeshjet si vendas, edhe atë në të njëjtën minutë, 22’.

Edhe në ndeshjen e sotme trajneri Qatip Osmani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit Bunjamin Shabani. Përveç tij tashmë një kohë më të gjatë jashtë fushave të futbollit janë edhe Besmir Bojku dhe Hadis Tairi, ndërsa së fundmi në lëndime të natyrës më të lehtë janë ankuar edhe Lanre Kehinde, Besart Krivanjeva dhe Hogan Ukpa.

Këta tre të fundit ishin pjesë e stërvitjes së bashku me grupin, ashtu që për paraqitjen e tyre në ndeshjen e nesërme do të vendoset vetëm pak para ndeshjes, kuptohet nëse të njëjtit ndihen plotësisht të gatshëm për të kontribuar për skuadrën”, ka njoftuar FC Struga.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat