Java e UEFA Grassroots, SHRF Elbasan, Durrës & Lezhë organizojnë aktivitete me fëmijët e shkollave 9-vjeçare

Futboll

Java e UEFA Grassroots, SHRF Elbasan, Durrës & Lezhë organizojnë aktivitete me fëmijët e shkollave 9-vjeçare

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:39
Pamje

Pas festivalit të futbollit me ekipet U-7 të Shoqatës Rajonale të Tiranës në “Shtëpinë e Futbollit” në kuadër të javës “UEFA Grassroots”, edhe Shoqatat Rajonale të Futbollit të Elbasanit, Durrësit dhe Lezhës kanë zhvilluar aktivitete me fëmijët për t’i afruar ata më shumë me sportin e bukur të futbollit.

Në Elbasan, aktiviteti u mbajt në ambientet e kompleksit sportiv “Shefqet Lamçja”, ku rreth 30 fëmijë, djem e vajza të shkollës 9-vjeçare “Ptoleme Xhuvani”, u argëtuan duke luajtur futboll me njëri-tjetrin dhe duke zhvilluar ushtrime të ndryshme. Aktivitetin e ndoqën nga afër edhe Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, Ilirjan File, Drejtori Teknik i SHRF Elbasan, Eriol Merxha, ish – futbollisti dhe trajneri Endri Duka, si edhe personazhe të tjerë të futbollit në qytetin e Elbasanit.

Në Durrës u zhvillua festivali i futbollit në kuadër të javës së UEFA Grassroots. Rreth 60 vajza të 3 shkollave 9-vjeçare të Durrësit u bënë pjesë e këtij festivali dhe u argëtuan duke luajtur futboll.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe kryetari i SHRF Durrës, Mikel Furxhi, Sekretari i Përgjithshëm i SHRFD, Arbër Kalemi dhe Drejtori Teknik i SHRFD, Julian Rakipi.

Sakaq, edhe në Lezhë u mbajt festivali i futbollit me vajza të grupmoshës U-9 të shkollë “At Shtjefën Gjeqovi”. Ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Lezhës e që u mbikqyr nga kryetari i SHRF Lezhë, Kristian Gjidodaj, Sekretarja e Përgjithshme e shoqatës, Lindita Pali dhe Drejtori Teknik i SHRFL, Leonard Preloshi, ishte në kuadër të javës UEFA Grassroots dhe gjithashtu kishte si qëllim promovimin e futbollit të vajzave.

Futbolli profesionist nuk mund të jetë ky që është pa futbollin e bazës dhe prioriteti i Federatës së Futbollit është mbështetja dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve, me synim që t’i afrojë sa më shumë ato me sportin më të bukur në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat