Motta: Në Champions na duhet diçka më shumë

Futboll

Motta: Në Champions na duhet diçka më shumë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 14:13
Thiago Motta

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për SportMediaset pas suksesit të djeshëm 3-0 kundër Genoas:

“Ndeshjet e luajtura deri tani janë e kaluara, ne bëmë diçka më të mirë dje sidomos në pjesën e dytë duke u përballur me një ekip që mbrohej mirë dhe që nuk lë hapësirë. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e Champions League”.

A e ndryshoi dinamikën e ndeshjes goli në fillimin e pjesës së dytë?

“Ndryshoi gjithçka, madje edhe skuadrën kundërshtare. Për ne ishte e rëndësishme sepse goli të jep menjëherë besim dhe vetëdije për forcën tënde. Nëse gjejmë një ekip që hapet, mund të luajmë mirë dhe t’i vëmë kundërshtarët në vështirësi”.

I kënaqur me dygolëshin e Vllahovic?

“Jam i kënaqur dhe i lumtur për të, sepse e di se sa e rëndësishme është që një sulmues të shënojë gola. Ai ishte i përfshirë në lojën e ekipit, jam i lumtur për të dhe për skuadrën sepse ai na dha një ndihmë të madhe”.

 Douglas Luiz dhe Conceiçao hynë mirë në fushë…

“Të gjithë, madje edhe Thuram. Ata që luajtën bënë shumë mirë. Jam i lumtur, ishte një fitore e mirë, por kjo tashmë është e kaluara”.

Tani vjen Champions League.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe ajo e radhës është më e rëndësishmja. Ne do të përballemi me një ekip që luan futboll të mirë, me shumë intensitet, do të përgatitemi dhe do të japim maksimumin, secili prej nesh duhet të kërkojë diçka më shumë për të dhënë. Do të ndeshemi me një ekip që është shumë i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat