Maresca këshillon Palmeirin

Futboll

Maresca këshillon Palmeirin

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 14:20
Maresca

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka komentuar fitoren 4-2 ndaj Brighton-it dhe paraqitjen e shkëlqyer të Cole Palmer.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ndoshta patëm vështirësi në disa momente të ndeshjes, por mendoj se skuadra gjithashtu kishte nevojë të mësonte se si të luante këtë lloj ndeshjeje”.

“Preferoj të kem më shumë zotërim të topit. Por ne patëm pak vështirësi në fillim të ndeshjes, sepse ata na befasuan pak taktikisht, por në përgjithësi ishim mjaft mirë”.

Për Cole Palmer:

“Unë e njoh Palmerin për shumë vite, e kam pasur te Manchester City në ekipin U-23. Gjëja më e mirë është se nuk ka ndryshuar si njeri. Kjo nuk e ndryshon jetën e tij dhe kjo është më e mira për të.

“Do të ishe i verbër nëse nuk do ta shihje këtë lloj gjëje te Cole. Unë thashë se ai shënoi katër gola, por ai mund të kishte shënuar më shumë, unë gjithmonë them të jesh ambicioz dhe i uritur për të shënuar më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat