Malisheva gati

Futboll

Malisheva gati

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 14:24
Formacioni i Malishevës

Malisheva gati për sfidën e radhës.

Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës, Feronikeli ‘74 do të presë Malishevën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Vendasit ndodhen në një krizë të thellë rezultatesh, pa asnjë pikë të grumbulluar deri më tani këtë sezon, çka e bën këtë sfidë shumë të rëndësishme për ta.

Në anën tjetër, Malisheva, që ka qenë në formë të mirë, do të synojë fitoren për të vazhduar ngjitjen drejt kreut të tabelës dhe për të rrëmbyer pozicionin e liderit të Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat