Roma fiton me përmbysje

Futboll

Roma fiton me përmbysje

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 17:25
Roma

Ndeshjet e pasdites në Serinë A kanë kthyer buzëqeshjen te Roma e cila ka gjetur një tjetër fitore në kampionat, për të ngjitur shkallët në renditje.

Nuk ka qenë një sukses i thjeshtë për ekipin e Juriç, i cili është dashur të përmbyste Venecian me një 20-vjeçar si protagonist.

Pohjanpalo i dha avantazhin miqve në pjesën e parë, ndërsa më pas ishte Kristante i cili barazoi shifrat me një gjuajtje nga distanca në të dytën.

Goli i suksesit 2-1 erdhi në minutën e 83-të, nga i riu Pisili i cili shënoi golin e fitores që lejon Romën të bëjë hapa para në renditjen e Serisë A e të qëndrojë e bashkuar me grupin e ekipeve pretendente.

Ndërkaq, Komo  e Fabregas ka regjistruar një tjetër sukses, këtë radhë duke mundur 3-2 Veronen falë dygolëshit të Kutrones dhe më pas një tjetër goli në fund të Belotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat