Leart Paçarada lë pa fjalë gjermanët, asiston në 4 gola! Ndeshje përfundon me rezultat 4:4

Futboll

Leart Paçarada lë pa fjalë gjermanët, asiston në 4 gola! Ndeshje përfundon me rezultat 4:4

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2024 Në ora: 17:43
Leart Paçarada

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është trim ndeshjes, duke asistuar në katër golat e skuadrës së Koln-it. 

Koln si vendas ka barazuar me rezultat 4:4 në duel me Karlsruher-in. 

Paçarada ka dëshmuar angazhim e cilësi, katër gola janë meritë e tij, me asistime fantastike. 

Rekord kur kihet parasysh për 45 minutat e parë. 

Waldschmidt  (1'), Downs (7' e 18'), Lemberle (45+2') realizuan për Koln-in dhe Wanitzek  (19', 27' e 55’) e Jensen  (52') për udhëtuesit.

Futbollisti i Karlsruher, Marvin Wanitzek, është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 10.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Pas tij, Paçarada u vlerësua me notën me të madhe, 8.5.

Pas javës së 7-të në Bundesliga II, Karlsruher SC renditet në pozitën e 3-të me 15 pikë dhe Koln në të 8-tin me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat