Nuk po i shkon Xherdan Shaqirit! Kjo nuk pritej as sot

Futboll

Nuk po i shkon Xherdan Shaqirit! Kjo nuk pritej as sot

Nga: K.Goca Më: 29 shtator 2024 Në ora: 18:43
Xherdan Shaqirit

Baseli ka pësuar humbjen e dytë me radhë në elitën e futbollit zviceran.

Pas humbjes së javës së kaluar me 2:0 nga Zurich, sot pësuan me rezultat 1:0 në duel me Luzernin.

Humbje që e bën me dhimbje koke drejtuesit e Baselit për fakti se ngecin në luftë për kreun e tabelës. Luzerni ka triumfuar me golin e futbollistit Jaquez në minutën e 78-të pas asistimit të Donat Rrudhanit. 

Xherdan Shaqirit nuk po i shkon me Baselin. Shaqiri ka luajtur nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 56-të.

Edhe Albian Ajeti është zëvendësuar por në minutën e 70-të. Leon Avdullahu luajti tërë takimin për Baselin dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 56-të. 

Donat Rrudhani u paraqit titullar për Luzernin. 

Pas javës së tetë në elitën e futbollit zviceran, tri skuadra janë me pikë të barabarta në kreun e tabelës, me nga 17-të: Zurich, Luzerni e Lugano, ndërsa Baseli është në vend të shtatë me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat