​Hoffenheim humb ndeshjen pas epërsisë prej tri golash

Futboll

​Hoffenheim humb ndeshjen pas epërsisë prej tri golash

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 20:49
​Hoffenheim

Në një ndeshje të pabesueshme të xhiros së pestë të Bundesligës gjermane, futbollistët e Werder Bremen mposhtën skuadrën Hoffenheim me rezultat 4:3.

Kjo ishte fitorja e dytë për skuadrën nga Bremen në tri xhirot e fundit. Hoffenheim, pa Andrej Kramariq për shkak të sëmundjes, kaloi në epërsi prej 3:0 pas vetëm 12 minutash. Marius Bulter tronditi mysafirët me golat në minuta 5 dhe 8 dhe u duk se Adam Hlozek i eliminoi plotësisht në të 12-ën.

Por gjithçka ndryshoi gjashtë minuta më vonë, kur Nsoki mori karton të kuq dhe Hoffenheim mbeti me dhjetë lojtarë.

Werder përfitoi qysh në minutën e 21-të kur Julian Malatini uli disavantazhin në 3:1 dhe më pas në skenë hyri Jens Stage, i cili barazoi me golat në minutat 26, 39 dhe 49, duke siguruar het-trikun e tij të madh në këtë ndeshje që i solli skuadrës së tij kthesën e madhe për fitore.

Me këtë disfatë, Hoffenheim mbetet me vetëm tri pikë në vendin e 16-të, ndërsa Werder renditet në pozitën e 12-të. Në ndeshjen e xhiros së katërt, Hoffenheim luan si mysafir kundër Shtutgart, ndërsa Werder pret para shikuesve të vet skuadrën Freiburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat