Tirana mposht me përmbysje Skënderbeun

Futboll

Tirana mposht me përmbysje Skënderbeun

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:25
Pamje nga ndeshja

Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët. Në minutën e 39-të, Rashica fitoi dhe ktheu vetë në gol një penallti. Ishte goli i tij që vendosi pjesën e parë, të cilën Skënderbeu e mbylli me avantazh minimal.

Por me nisjen e pjesës së dytë, Tirana u bë më kërkuese, duke gjetur golin me Fatmir Prengën disa sekonda pas nisjes. Për golin e përmbysjes mendoi përsëri Fatmir Prengaj i cili bëri gjithçka mirë në minutën e 72-të.

Kjo është fitorja e parë e bardhebluve për këtë sezon, të cilët shkojnë në vendin e 7-të me 9 pikë. Në krahun tjetër, Skënderbeu zbret në vendin e 8-të, me 7 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat