Shkëmbi pas fitores së parë sezonale: Dominuam

Futboll

Shkëmbi pas fitores së parë sezonale: Dominuam

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:26
Bledi Shkëmbi

Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi.

“Dominuam edhe në pjesën e parë. Penalltia ishte një gabim individual i lojtarit tonë. Më vjen mirë edhe për ndërrimet dhe që ja dolëm të përmbysnin rezultatin. E shënuam shumë shpejt golin e barazimit dhe na rregulloi anën psikologjike.

Lojtarët e kuptuan që kjo ishte ndeshje ku duhej të bënim diçka më tepër.

Ne e dinim që të dy lojtarët e krahut të Skënderbeut do na vinin në vështirësi duke ditur shpejtësinë. U munduam të përshtateshim. Pashë Prengën që në ato situata bëri mjaft mirë, ashtu si në stërvitje.

Me armën e tij më të fortë ia doli që të shënonte. I është dhënë shansi Gjumit dhe sot vendosa që të ishte ai në vend të Isuf”, tha Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat