Tifozët nuk e durojnë më Ten Hagun!

Futboll

Tifozët nuk e durojnë më Ten Hagun!

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:36
Ten Hag

Edhe pse rinovoi pak muaj më parë, Ten Hagut po i tronditet stoli. Trajneri i Manchester United pritet që të shkarkohet nga detyra pas humbjes së sotme 0-3 me Tottenham në shtëpi.

Justifikimi që skuadra e tij po luante me 10 lojtarë vështirë se do ta ndihmojë kësaj here. Tifozët e “Djajve të kuq”, me të mbaruar ndeshja, kanë brohotitur njëzëri “Ti do të shkarkohesh nesër”.

“Të pësosh një gol aq të shpejtë, pas 2-3 minutash… Kjo na dëmtoi besimin. Ishte totalisht e panevojshme. Këtë gabim e bëmë edhe kundër Twente”, tha tekniku pas humbjes.

I pyetur për kartonin e kuq, Bruno Fernandes tha i inatosur: “Nuk ishte kurrsesi karton i kuq, të paktën në gjykimin tim. Jam dakord që ishte faull, por jo faull që duhej ndëshkuar me karton të kuq”.

Ten Hag i ka orët e numëruara. Skuadra e tij ka shënuar vetëm dy gola në shtëpi gjatë këtij sezoni. Kjo është e papranueshme për një skuadër si Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat