Ten Hag rrezikon shkarkimin

Futboll

Ten Hag rrezikon shkarkimin

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 22:19
Ten Hag

Ten Hag rrezikon shkarkimin!

Massimiliano Allegri së shpejti mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre të madhe evropiane.

Sipas mediave angleze ish-trajneri i Juventusit është në “pole position” për të marrë pankinën e Manchester United.

Sipas “Caughtoffside”, fillimi negativ i sezonit (duke kulmuar me humbjen 0-3 në shtëpi ndaj Tottenhamit) mund të shtyjë bordin drejtues të “Djajve të Kuq” të shkarkojë Ten Hag dhe t'ia besojë stolin e klubit prestigjioz anglez trajnerit nga Livorno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat