Atletico barazon me Realin në derbin e Madridit që u ndërpre për më shumë se 15 minuta

Futboll

Atletico barazon me Realin në derbin e Madridit që u ndërpre për më shumë se 15 minuta

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2024 Në ora: 23:16
Pamje nga ndeshja

Kampioni në fuqi i Spanjës, Reali si mysafirë ka barazuar me rezultat 1:1 me Atletico Madridin. 

Derbi i Madridit me mjaft tensione sidomos në pjesën e dytë, ku pas golit të Militaos u ndërpre ndeshja më shumë se 15 minuta. 

Real Madridi avancoi me goli e Militaos në minutën e 64-të. 

Pas golit, mjaftoi një provokim i portierit të Realit, Courtois dhe tifozët e Atleticos hedhen gjësende në fushë, kësisoj lojtarët shkuan në teshatore dhe mezi u qetësuan tifozët. Pas më shumë se 15 minuta, futbollistët u kthyen në fushë. Madje edhe trajneri Diego Simeone kontriboi në qetësimin e tifozëve të Atleticos.

Futbollisti Correa ka barazuar rezultatin në minutën e 90+6.

Atletico ka vazhduar pa humbje, 4 fitore e 4 barazime, ndërsa Reali po ashtu vazhdon pa humbje, 5 fitore e 3 barazime.
Ky ishte derbi i 175 madrilen.

Pas javës së 8-të, Barcelona kryeson me 21 pikë, pasojnë Reali me 18, Atletico 16 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat