Napoli bind në kampionat

Futboll

Napoli bind në kampionat

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 23:34
Napoli

Napoli bind në kampionat, skuadra e Kontes merr kreun e Serisë A!

Napoli i Antonio Kontes u rikthye te fitorja në Serinë A, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Monzën me rezultatin 2:0. 

Golat e Politanos dhe Kvaratskhelias në minutat 22 dhe 33, i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës napolitane që merr kreun e renditjes me 13 pikë në 6 javë.

Ky ishte suksesi i katërt për Napolin, që ndiqet nga Juventusi, Milani dhe Interi.  Në duelin e radhës skuadra e Kontes do të presë Komon në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat