Joshua Zirkzee ende nuk po arrin të bindë në sezonin e tij debutues në “Old Trafford”, dhe katër muaj pasi nënshkroi me Manchester Unitedin, figura të mëdha të klubit po dyshojnë në potencialin e tij.
Entuziasmi i tifozëve të Unitedit pas golit në debutim ndaj Fulham nga Joshua Zirkzee ka nisur të zhduket, me sulmuesin që nuk arriti më të shënojë në 16 ndeshjet e ardhshme.
Derisa edhe forma e Unitedit është e dobët këtë sezon, kjo nuk e ndihmoi sulmuesin holandez, i cili nuk po përputhet me pritshmëritë e klubit, nga i cili po duket se i kanë rënë pishman për 40 milionëshin.
Nga klubi besojnë se ai nuk është mjaftueshëm i mirë për të luajtur në Manchester United.
Si pasojë, klubi janë në kërkim të një golashënuesi që mund të varen nga ai, kështu që do të thotë se njëri nga Hojlund e Zirkzee do të shitet ose huazohet diku.
Juventusi është në kërkim të shërbimeve të Zirkzee në formë huazimi, me “Zonjën e Vjetër” që e kanë vetëm një qendërsulmues në ekip.