Bayern Munih shënon “tripletë” në ndeshjen e 11-të të Bundesligës. Në “Allianz Arena”, bavarezët mposhën Augsburgun me rezultatin 3:0.
Pas një pjese të parë të komplikuar, skuadra e Kompany u zhbllokua në pjesën e dytë me një penallti të konvertuar nga Harry Kane i zakonshëm (63').
Ish-sulmuesi i Tottenhamit e bën sërish, sërish nga njëmbëdhjetë metra, duke e mbyllur ndeshjen në minutën e 93-të.
Dy minuta më vonë (95') goli i tretë erdhi përsëri nga anglezi, i cili me një asistim të Goretzka-s, shënoi kështu tripletën e tij të tretë me fanellën e Bayernit (pas atyre që shënoi kundër Holstein Kiel dhe Shtutgartit), duke u ngjitur në kuotën e 14 golave.