Achraf Hakimi do të vijojë të mbetet lojtar i PSG, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit.
Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, palët kanë mbyllur akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029.
26-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë të re, me parisienët që “blindojnë” kështu një nga titullarët e ekipit. Hakimi është pjesë e PSG-së nga viti 2021, ndërsa numëron 133 paraqitje me francezët në tre sezone.
Me marrëveshjen që është mbyllur, në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar nga PSG-ja, për rinovimin.