Hakimi zyrtarizon rinovimin me PSG deri në vitin 2029

Futboll

Hakimi zyrtarizon rinovimin me PSG deri në vitin 2029

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 00:06
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi do të vijojë të mbetet lojtar i PSG, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit.

Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, palët kanë mbyllur akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029.

26-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë të re, me parisienët që “blindojnë” kështu një nga titullarët e ekipit. Hakimi është pjesë e PSG-së nga viti 2021, ndërsa numëron 133 paraqitje me francezët në tre sezone.

Me marrëveshjen që është mbyllur, në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar nga PSG-ja, për rinovimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat