Guardiola thotë se do të qëndrojë në Man City, edhe nëse ata bien nga Liga Premier

Futboll

Guardiola thotë se do të qëndrojë në Man City, edhe nëse ata bien nga Liga Premier

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 10:28
Pep Guardiola

Trajneri Pep Guardiola, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester Cityn pretendon se e ardhmja e tij në klub nuk do të varet nga vendimi i akuzave të klubit rreth shkeljeve financiare.

Manchester City është ende në pritje për të mësuar verdiktin pasi u akuzua për 115 shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Ligës Premier.

Megjithatë, vendimi i Ligës Premier nuk do të ndikojë në të ardhmen e Guardiolës, i cili pavarësisht gjithçkaje do të mbetet në Etihad.

“Kam lexuar diçka se duhet të biem menjëherë nga kategoria”, ka thënë fillimisht Guardiola në një konferencë për shtyp.

“75 për qind e klubeve e duan atë, sepse unë e di se çfarë bëjnë ata në prapaskenë dhe gjëra të tilla. Unë preferoj të mos jem në atë pozicion, por kur të jem atje më pëlqen – sepse ju besoni në klubin tuaj dhe njerëzit aty”.

“Unë besoj atë që më thonë [për shkeljet e supozuara] dhe arsyet pse. Ne jemi duke pritur dënimin në shkurt ose mars”.

“Çfarë ndodh nëse biem nga kategoria? Unë do të jem këtu”, përfundoi trajneri i Cityt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat