“Vardy është sulmuesi më i mirë anglez i gjeneratës së tij”

Futboll

“Vardy është sulmuesi më i mirë anglez i gjeneratës së tij”

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 10:47
Jamie Vardy

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka thënë se Jamie Vardy është sulmuesi më i mirë anglez i gjeneratës së tij – madje më i mirë se Harry Kane dhe Wayne Rooney.

Italiani po përgatitet për një ribashkim me 37-vjeçarin dhe ish-klubin e tij, Leicester City në “King Power Stadium” gjatë ditës së sotme.

Kur u pyet për Vardyn, i cili ka startuar në 10 ndeshjet e Premierligës për Leicester Cityn, duke shënuar katër gola, Maresca tha: “Vardy është fantastik, njerëzit nuk e dinë se sa i mirë është ai. E di se Anglia ka qenë e bekuar me sulmues të mëdhenj si Kane e Rooney, por për mua ai është më i miri ndër të gjithë”.

Vardy e nisi karrierën në futbollin “non-league”, pasi u la i lirë nga Sheffield Wednesday, duke kaluar periudha te Stocksbridge Park Steels, Halifax Town dhe Fleetwood United, para se të transferohej te Leicesteri më 2012.

Brenda katër sezoneve, ai arriti të fitojë Premierligën me “Dhelprat”, madje duke thyer një rekord, pasi shënoi 11 gola në 11 ndeshje radhazi, një rekord që më herët mbahej nga Ruud van Nistelrooy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat