Panik te Skënderbeu

Futboll

Panik te Skënderbeu

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 11:17
Ivan Gvozdenoviç

Skënderbeu do të luajë ditën e sotme në shtëpi përballë Dinamos, sfidën e vlefshme për javën e 14-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, nis në orën 17:00.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pa dy mbrojtësit kryesorë të ekipit.

Kapiteni Elvis Prençi dhe braziliani Marcos Ramos janë të dëmtuar, duke krijuar kështu panik te Skënderbeu dhe duke “sakatuar” trajnerin Gvozdenoviç i cili duhet të bëjë pa to.

Dy mungesa mjaft të rëndësishme për bardhekuqtë, të cilët duhet të “arnojnë” mbrojtjen përballë një ekipi si Dinamo. Pritet të shihet nëse Ivan Gvozdenovic do ia dalë me sukes në këtë mision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat