Kombëtarja shqiptare përballë Rumanisë

Futboll

Kombëtarja shqiptare përballë Rumanisë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 11:19
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Rumanisë. Federata e Futbollit ka rënë dakord me federatën rumune që ky takim të luhet më 3 dhjetor në ora 17:00 në stadiumin “Eugen Popescu” në qytetin e Târgoviștes në Rumani.

Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin nën drejtimin e trajnerit Armir Grima më 25 nëntor në Tiranë, ndërsa tekniku shqiptar do të shpallë listën me futbollistet e grumbulluara pas pak ditësh.

Gjatë periudhës së grumbullimit, stafi teknik ka planifikuar edhe një test miqësor ndaj ekipit të djemve U-15 të Elite Youth Academy. Ky test do të luhet më 28 nentor në ora 14:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Stafi kuqezi ka vendosur që të shfrytëzojë datat e FIFA-s për të zhvilluar këtë grumbullim dhe këtë miqësore kundër Rumanisë, si një mundësi për të testuar skuadrën dhe për të vëzhguar elementet e reja. Pak javë më parë, Shqipëria njohu edhe kundërshtarët e Nations League që janë Çekia, Ukraina dhe Kroacia.

Fushata eliminatore do të nisë në muajin shkurt dhe do të përfundojë në muajin qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat