“Shpresa vdes e fundit”

Futboll

“Shpresa vdes e fundit”

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 11:21
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Superligës turke, Jose Mourinho ende po shpreson për një ribashkim me Cristiano Ronaldon.

Pas raportimeve për një telefonatë mes tyre, duket se tekniku i Fenerbahce nuk e ka në plan të ndalet.

Gjiganti turk është shumë pranë transferimit të shokut të ekipit të CR7 te Al Nassr, Anderson Talisca.

Do të jetë pikërisht ky i fundit një “urë lidhëse” mes klubit turk dhe CR7, teksa me transferimin e Talisca, tentohet që të bindet ylli portugez.

Duke qenë edhe në vitin e fundit të kontratës edhe Ronaldo po e mendon një kalim të tillë, i cili do të ishte mjaft i bujshëm. Pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet mes futbollistit dhe trajnerit portugez, të cilët kërkojnë një ribashkim pas aventurës te Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat