Dinamo e Ilir Dajës do të luajë ditën e sotme në një transfertë mjaft delikate si ajo e Korçës kundër Skënderbeut.
Pikërisht në një sfidë të tillë, “Blutë” duhet të bëjnë pa dy “yjet” e ekipit.
Dejvi Bregu dhe Naser Aliji janë dy mungesat e mëdha të Dinamos, për shkaqe dëmtimi. Ilir Daja shpresonte te pauza e Kombëtares që lojtarët të rikuperoheshin, por kuqezinjtë dhe Sylvinho nuk i erdhën aspak në ndihmë teknikut.
Kujtojmë që Skënderbeu – Dinamo do të luhet pasditen e sotme, duke nisur nga ora 17:00.
Një duel mjaft interesant, duke ditur që korçarët janë kockë e fortë në shtëpi.