Antonio Conte gjatë kësaj vere e mori drejtimin e Napolit, pasi ky i fundit po kalonte në ditët më të këqija.
Napoli ra nga forma që e gëzonte para dy vitesh, kur të gjithë në Europë ia kishin frikën.
Me ardhjen e italianit Conte në krye të skuadrës, Napoli është kthyer në binarë, dhe tani po e kryeson tabelën e Serie A.
Te Napoli është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është njëri ndër lojtarët kryesorë të skuadrës.
Rrahmani është i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes te napolitanët dhe për këtë ka një arsye.
Përkushtimi i tij ndaj punës dhe mësimi i shpejtë e mbajnë Rrahmanin që të jetë startues pothuajse çdo ndeshje. Kështu thotë edhe vetë Conte.
“Amir Rrahmani është si robot, një kompjuter i kalibruar. Ai është një punëtor i madh, i cili menjeherë përvetëson gjithçka që i shpjegon”, ka thënë Antonio Conte për kapitenin e Kosovës.
Napoli do të përballet me Romën të dielën, derisa ka dy ndeshje pa fitore, pas humbjes nga Atalanta dhe barazimit me Interin.