Ardian Ismajli është në radar të Napolit, pasi qendërmbrojtësi shqiptar po kalon vitin e fundit të kontratës me Empolin.
Klubi italian duket i gatshëm ta largojë atë që në janar, për të shmangur largimin e tij falas gjatë verës.
Antonin Conte, trajneri i ri i Napolit, ka identifikuar Ismajlin si një përforcim të mundshëm për mbrojtjen.
Nëse transferohet te skuadra pretendente për fitimin e Serie A, Ismajli do të krijonte një partneritet premtues me Amir Rrahmanin, një tjetër qendërmbrojtës shqiptar, duke forcuar më tej prapavijën e napolitanëve.
Duke qenë se Napoli është në garë për rikthimin e titullit kampion dhe po lufton për të ruajtur pozitat në elitën e futbollit italian, një lëvizje e tillë konsiderohet një veprim i zgjuar.