Ruben Amorim duket se do ta sjellë yllin e Serie A si zëvendësues i Casemiros.
Amorimi 39-vjeçar do të drejtojë ndeshjen e tij të parë në krye të “Djajve të Kuq” gjatë ditës së nesërme, si mysafir i Ipsëich Toën.
Portugezi e nisi rolin e tij si trajner i United më 11 nëntor.
Këtë javë ai ka udhëhequr stërvitjet e Unitedit për herë të parë, me disa lojtarë, pasi disa të tjerë ishin të grumbulluar me kombëtaret e tyre.
Megjithatë, vetëm një lojtar u stërvit tërë javën dhe ai ishte braziliani, Casemiro.
Ish-lojtari i Real Madridit ka qenë cak i kritikave qysh nga transferimi i tij në “Old Trafford”.
Ndonëse Casemiro do të jetë padyshim pjesë e planeve të Amorimit, klubi ka vendosur t’i hedhë sytë kah një lojtar tjetër për pozitën e tij, dhe do ta synojnë transferimin e tij qysh në janar.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Atalantas, Ederson, i cili është 25-vjeçar.
Lojtari është nën kontratë deri në vitin 2027 me Atalantan.
Ederson ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës sezonin e kaluar në triumfin e saj në Ligën e Europës.
Është raportuar nga “Calciomercato” që Atalanta kërkon 60 milionë euro për t’i ndarë rrugët me lojtarin.