Kanë kaluar 17 muaj qëkur Barcelona i nisi rinovimet në stadiumin “Spotify Camp Nou”.
Nga Barcelona shpresonin që do të ktheheshin në stadiumin ikonik gjatë fundvitit 2024, mirëpo një gjë duket të jetë e pamundur.
Ndërsa tani, blaugranët besojnë se do të kthehen në shtëpinë e tyre gjatës mesit të muajit.
Sipas “Relevo”, Barcelona ka marrë leje që punimet në stadium të vazhdojnë edhe të shtunën, me fillim nga ora 10:00 deri në 20:00.
Ideja e kësaj është që punimet të përshpejtohen dhe Barcelona të kthehet sa më parë në stadiumin “Camp Nou”.
Deri në kalimin te “Camp Nou”, Barcelona do të vazhdojë të luajë në stadiumin olimpik “Estadio Montjuic”.