Bayer Leverkusen ka mposhtur thellë ditën e sotme Heidenheim.
Në ‘BayArena’ skuadra e Granit Xhakës ka mundur ekipin e brishtë 5:2.
Pikërisht Xhaka është bërë protagonist si brenda fushe edhe jashtë saj.
Shqiptari ka arritur të vulosë rezultatin e sfidës duke shënuar golin e fundit të ‘Aspirinave’.
Graniti realizoi në minutën e 82-të falë asistit të Tella-s.
Festimi i tij la të nënkuptohej se ai pret edhe një foshnje. Xhaka zbulon kështu në një ditë festive edhe lajmin e gëzueshëm të familjes shqiptare.
Kujtojmë që mesfushori ka dhe një fëmijë tjetër, por tani familja Xhaka do të shtohet me një anëtar të ri.