Milan-Juventus është ndeshja e kësaj jave në Serinë A që të gjithë presin me padurim, pasi bëhet fjalë për dy nga skuadrat më të njohura të kampionatit italian, me pretendime madhore.
Te kuqezinjtë, trajneri Fonseka ka zgjedhur Loftus-Çik dhe Musah të luajnë nga minuta e parë. Ndërsa Tiago Mota ka bërë një zgjedhje të çuditshme, duke rreshtuar MekKenin si “9 fals” në rreshtimin e tij.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-2-3-1): Menja; Emerson Rojal, Çau, Gabia, Teo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Loftus-Çik, Leao; Morata.
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Savona, Gati, Kalulu, Kambiaso; Lokateli, K. Turam; Konseisao, Kupmainers, Jilldiz; MekKeni..