Rubin Hebaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin tunizian të futbollit, në të cilin aktivizohet në këtë edicion.
Një gol me peshë pasi ka ndihmuar ekipin e Sfaksien që t’i kthehej përsëri fitoreve me suksesin 2-0 pas një serie prej 4 barazimesh radhazi.
Në ndeshjen ndaj Tatouin, Hebaj ishte ai i cili zhbllokoi sfidën me anë të një penalltie të cilën e transformoi me qetësi, duke entuziazmuar tifozët e pranishëm, kur regjistrohej minuta e 15 e kësaj sfide.
Ky ishte goli i dytë i Hebajt në këtë kampionat, ku ka luajtur deri tani 6 ndeshje me fanellën e klubit të ri.