Mbyllet mes emocioneve sfida në Korçë

Futboll

Mbyllet mes emocioneve sfida në Korçë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 19:19
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur në barazim sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos.

Në duelin e zhvilluar në Korçë u shënuan plot 4 gola, por në fund nuk nxori fitues.

Golin e parë të këtij takimi arriti ta shënojë Itodo Mandela në minutën e 14-të, ndërsa dinamovitët i dedikuan këtë gol Martin Canit, adoleshentit që u vra pas thikës në zemër para disa ditësh. Por avantazhi i “Bluve” zgjati vetëm 2 minuta pas Skënderbeu shënoi me Çuçkan në minutën e 16-të, ku Rashica asistoi për të.

Një sfidë vërtet e luftuar mes dy ekipeve, me korçarët që gjetën edhe golin e dytë në minutën e 34-të me Rashicën, teksa këtë herë Çuçka i riktheu “reston” dhe asistoi për kapitenin e Kombëtares U-21.  Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vendasve, ndërsa pas thuajse 9 minutash nga starti i pjesës së dytë, Dinamo do të gjente golin.

Në minutën e 53-të Lorenc Vila do të mposhte Alian dhe do të barazonte shifrat për të çuar në festë skuadrën e Dinamos. Në minutat e mbetura pavarësisht këmbënguljes dhe rasteve të pafundme nga dy skuadrat, lojtarët nuk ia dolën të gjenin sërish rrugën e rrjetës, duke bërë që kjo sfidë të mbyllej në barazim 2-2. Ekipet ndajnë kështu nga 1 pikë në javën e 14-të të Superiores.

Pas këtij barazimi Dinamo shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat