Ilir Daja pas barazimit: Po na ndikojnë mungesat, bukur të luash në Korçë

Futboll

Ilir Daja pas barazimit: Po na ndikojnë mungesat, bukur të luash në Korçë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 19:21
Ilir Daja

Dinamo ia doli të shmangë humbjen ndaj Skënderbeut. “Blutë” e Ilir Dajës shënuan të parët në minutën e 14-të, por u përmbysën shpejt nga korçarët. Goli i dytë për dinamovitët erdhi në pjesën e dytë,duke bërë që ekipet të barazoheshin 2-2.

Pas sfidës foli Ilir Daja, i cili ishte barazimin nuk e quan një rezultat të keq. Ndër të tjera theksoi se edhe mungesat ndikojnë në ekip. Gjithashtu pikën e fituar në Korçë ia dedikon Martin Canit, me 14-vjeçarin që humbug jetën pas thikës në zemër pas një sherri me një bashkëmoshatar te shkolla “Fan Noli”.

"Barazimi? Të luash në Korçë është shumë bukur. Një ambient mjaft i mirë. E kisha thënë që do të ishte një lojë e hapur. Kjo u tregua edhe në fushë. Në golin e dytë ishte inekzistent.

Këtë pikë sot ia dedikojmë Martinit dhe ndarjes së tij nga jeta. Ngushëllime për familjarët dhe nuk gjej dot fjalë për të ngushëlluar prindërit e tij. Shpresojmë dhe dëshirojmë që të mos kemi raste të tilla. Të kthehemi te ndeshja. Barazimi nuk ëhstë rezultat i keq në Korçë.

Zabërgja ishte larg portës? Zabërgja kishte ndryshuar vetëm krahët. Ajo që e largoi ishte Vila, i cili duhej të spostohej nga qëndra për t;i lënë më shumë hapësirë Zabërgjës. Kjo bëri më larg portës në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë ndryshuam diçka në këtë pjesë.

Sa ndikuan mungesat? Ka dy gjëra. E para mungon një lojtar i rëndësishëm, i cili është lidër. Dy ekstremet, si në mbrojje dhe në sulm ishin mungesa të rëndësishme që mezi zëvendësohen.

 “Final – Four”? Jemi dora e vjetër e trajningut. I marrim gjërat hap pas hapi. Nuk mendojmë shumë se çfarë mund ntë ndodhë deri në fund të kampionatit. Pjesa e dytë na takon neve dhe lojtarët ndryshuan githë lojën. Kemi shumë mundësi pavarësisht mungesave. Por më mirë hap pas hapi për të bërë gjëra të mëdha”, ka përfunduar timonieri i kryeqytetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat