Sulmuesi i Kombëtares U21, Kristian Shpendi padyshim po kalon momentin më të mirë në karrierë.
Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Serinë B.
Në minutën e 65-të të sfidës, Shpendi ka realizuar gol për Çezenën duke rikthyer baraspeshën në sfidën me Rexhianën.
Aktualisht ndeshja është në shifrat 1-1.
Pavarësisht formës së mirë të futbollistit, trajneri Silvinjo nuk e ka konsideruar për ta grumbulluar me Shqipërinë.