Media spanjolle: Vendim i pazakontë i arbitrit! VAR, karton i kuq për Muriqin, gjuajtje e lirë indirekte dhe gol

Futboll

Media spanjolle: Vendim i pazakontë i arbitrit! VAR, karton i kuq për Muriqin, gjuajtje e lirë indirekte dhe gol

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 21:27
Kur Muriqi çon gishtin e mesëm

Po kalonin minutat e fundit të ndeshjes mes Las Palmas dhe Mallorca-s, me rezultatin e barabartë (2:2), kur një vendim i çuditshëm i arbitrit përfundoi me karton të kuq për Vedat Muriqin dhe një gol përfundimtar, ka shkruar “Marca” spanjolle.

“Një aksion mes Matës dhe Muriqit në dalje nga këndi dhe pa top në qendër ka kërkuar thirrjen e Pizarro Gomez në VAR për Muniz Ruiz, arbitrin e ndeshjes.

Gjyqtari pas thirrjes së VAR-it vendosi që të përjashtojë Muriqin dhe të sinjalizojë një goditje të lirë indirekte në favor të mysafirëve.

Kjo ndeshje u mbyll me golin e pestë dhe të fundit të takimit, duke i dhënë fitoren skuadrës së Mallorca (2:3)”, ka shkruar mes të tjera media spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat