Bodrumspor ka lujatur takimin e vështirë përballë Galatasarayt sot.
Skudra jeshile ka humbur sfidën 1-0, por kjo falë ‘digës’ që mban emrin Ajeti.
Arlind Ajeti luajti si titullar dhe 90 minuta të plota. Mbrojtësi ‘i hekurt’ u vlerësua me notën 7.3 dhe rezultoi më i miri në repartin e vetë. Legjionari me numrin 15 në shpinë mbajti ekuilibrat edhe pas marrjes së kartonit të kuq të mbrojtësit të majtë.
Qendërmbrojtësi shqiptar nuk lejoj një goleadë në portën e tij, me Galatasarayn që u kënaq vetëm me një shënim të belgut Batshuayi.
Ish-i i Tiranës u hodh në fushën e lojës si zëvendësues. Taulant Seferi luajti prej minutës së 62-të duke mos depërtuar dot në mbrojtjen e stambollinjve.
Seferi nuk mundi të barazonte shifrat.
Pavarësisht rezultatit, 2 shqiptarët e ligës turke janë përshtatur mirë dhe po bëjnë maksimumin që Bodrumspori të mos kthehet andej nga ka ardhur e të mbijetojë mes të mëdhave të futbollit turk.