Trajneri i miqve durrsakë, Edi Martini është prenoncuar pas ndeshjes Vllaznia-Teuta. Shkodrani është parë i mërzitur për pikën që u iku nga duart djemve blu. Trajneri i durrsakëve besonte në daljen me pikë nga takimi i sotëm kundër Vllaznisë.
“Fati ka lidhjen e tij në ndeshje. Zhgënjehem që marrim gola në minutat e fundit të pjesëve.
Një pasim në fazën e fundit në 30 metra na mungon. Luajmë me intensitet, rrezikojmë dhe nuk fitojmë.
Ishim më lartë se Vllaznia. Mirë kur nuk performojmë dhe humbasim, por kur luan mirë, ke raste dhe humbet nuk e pranoj. Bëmë një ndeshje të mirë. Boçi u lodh shpejtë dhe e ndërrova.
Patëm shumë raste dhe kur dilnim para porte ishim me shenja 0 inferioriteti e prapë nuk ia arrinim.
Vllaznia ishte e çekuilibruar dhe prapë nuk i shënuam. Shkonim drejt portës e ndaj kisha shpresa që të fitonim. Na duhet pikët pasi tabela tregon se kush je. Më vjen keq për rezultatin.”, u shpreh Edi Martini.