Rashica: Skuadra pësoi një “ngërç”, më mungon Nikaj

Futboll

Rashica: Skuadra pësoi një “ngërç”, më mungon Nikaj

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 22:16
Rashica - majtas

Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Dinamon në Korçë. Ermir Rashica padiskutim ishte lojtari i ndeshjes së sotme, i cili la gjurmë te dy golat e korçarëve.

Fillimisht asistoi për Çuçkan dhe më pas tundi personalisht rrjetën e Dinamos. Pas sfidës u shpreh i lumtur për gollin, por ndjen keqardhje që ekipi nuk siguroi fitoren.

“Barazimi? I lumtur për golin, por jo për rezultatin. Ndeshja filloi shumë mirë për ne. Kishim një “ngërç” në fushë dhe kjo bëri që të pësojmë golat.

A ndjeheni i vetëm në sulm, a ju mungon Nikaj? Kemi shumë kualitet në sulm.

Besoj me pak vetbesim mund të përmirësojmë gjithçka. Po më mungon Nikaj, pasi është shumë i rëndësishëm dhe bashkë me të mund të thyejmë çdo mbrojtje", ka theksuar sulmuesi i korçarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat