Tottenham ka barazuar me rezultat 2:2 me Romën, në takimin e xhiros së pestë të Europa League në futboll.
Skuadra londineze ndali një pikë si vendas, ndërsa Roma shmang humbjen në fund dhe kthehet me një pikë që ka shijen e fitores.
Për spursat realizuan Son Heung-Min (5' - nga penalltia), Johnson (34') dhe për udhëtuesit shënuan Ndicka (20') e Hummels (90+1’).
Tottenham është në vend të nëntë me 10 pikë e Roma në të 21-tin me 6 pikë.