28 Nëntori është festuar gjerësisht jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ka shqiptarë. Festimet dhe homazhet janë shtrirë nga trojet shqiptare, e deri në diasporë.
Sigurisht në këto homazhe nuk mund të mungonin tifogrupi përkrahës i Kombëtares shqiptare "Tifozat Kuq e Zi". E njohur si TKZ, anëtarët e këtij tifogrupi kanë kryer homazhe në shtatoret e figurave të shquara të Kombit shqiptar.
Duke filluar nga Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Adem Jashari, Aqif Pashë Elbasani e Indrit Cara, ishin disa nga figurat heroike të nderuara sot nga TKZ.
Shumë tifozë kuqezi nga Vlora, Tuzi, Çamëria, Lugina e Preshevës, Shkupi, Mitrovica, Tirana, Kruja, Londra, Prishtina e qytete të tjera shqiptare morën pjesë në këto homazhe.
Një mesazh i fortë nga "Tifozat Kuq e Zi", duke treguar se shqiptarët bëhen bashkë kur është e nevojshme.